Aksident i rëndë, humb jetën 37 vjeçarja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Aksident i rëndë, humb jetën 37 vjeçarja

19:08 | 18 Janar 2019

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sonte në në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj.

Komandanti i trafikut për rajonin e Prishtinës, Milaim Fejzullahu ka treguar se rasti ka ndodhur saktëssht në fshatin Llugaxhi.

“Një aksident ka ndodhur në fshatin Llugaxhi në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj. Një veturë ka goditur një këmbësore e cila nga lëndimet e marra ka vdekur. Deri më tani dyshimet janë se këmbësorja është 37 vjeçare. Policia është në vendin e ngjarjes”, tha Fejzullahu.

Komento: