Edhe një ngjarje tragjike ka ndodhur sot.
Një person ka vdekur dhe 8 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në të cilin janë përfshirë një kamion dhe një autobus.
Drejtuesi i kamionit ka vdekur në vend, ndërsa të gjithë të lënduarit janë pasagjerë të autobusit.
Në mesin e të lënduarve është edhe një fëmijë i vogël 7 vjeç i cili gjendet në Qendrën Emergjente në Krushevac e ku po i jepet ndihma e parë.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kishin mbërritur zjarrfikësit, të cilët kishin bërë përpjekje për të nxjerrë nga kamioni viktimën, raporton RTS, transmeton Gazeta Express.
Policia dhe autoritetet tjera po e hetojnë ngjarjen, ndërsa rruga Krushevac-Varvarin është mbyllur për qarkullim.