Aksident i rëndë, humbë jetën një person në Rahovec

22:03 | 20 Maj 2019

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në Rahovec.

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Fortesë të Rahovecit.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka mbetur pa shenja jete dhe një tjetër është lënduar.

Këtë për lajmin e ka konfirmuar Albin Sahatqija nga Policia Rajonale e Gjakovës.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:15 në fshatin Fortesë të Rahovecit, ku një person ka mbetur pa shenja jete dhe një tjetër është i lënduar. Shkaktarët e këtij aksidenti besohet se vetura në të cilën ka humburj jetën pasagjeri dhe është lënduar shoferi, ka qenë kthimi i pakujdesshëm në kyçje të rrugës duke bërë kthesë majtas dhe është goditur nga një veturë tjetër e cila ka qenë duke ardhur në kahun e kundërt të rrugës”, ka thënë Sahatqija.I lënduari në këtë aksident është dërguar për trajtim në QKUK

Komento: