Aksident i rëndë, humbë jetën një person, një i lënduar rëndë

21:38 | 18 Shkurt 2019

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë.

Një person 50 vjeçar nga fshati Dobrosht ka humbur jetën, ndërsa një grua me lëndime të rënda trupore është transferuar në Klinikën e Shkupit pas aksidentit të rëndë që ka ndodhur rreth orës 17:40 në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në afërsi të udhëkryqit në hyrje të fshatit Dobrosht, informojnë nga SPB-Tetovë.

Sipas të dhënave fillestare, aksidenti ka ndodhur mes një makine të tipit “Golf” dhe një traktori, transmeton Alsat M.

Përveç viktimës dhe të lënduarve është dëmtuar edhe një tjetër makinë e parkuar pranë vendit të aksidentit.
Policia dhe prokurori Publik po kryejnë hetimet ndërsa komunikacioni po zhvillohet përmes rrugës së fshatit.

Komento: