Aksident i rëndë, humbë jetën një person

22:30 | 12 Maj 2019

Një aksident ka ndodhur në Fier.

Një 66-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Seman-Fier.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:55, ku një mjet i pa identifikuar duke lëvizur në rrugë ka aksidentuar shtetasin Ramiz Kajolli 66 vjeç, banues në Dermënas, i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë i aksidentuari ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e mjetit që është larguar, dokumentimin ligjor dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, shkruan syri.net.

Komento: