Aksident i rëndë, humbin jetën dy persona

11:00 | 13 April 2019

Dje ka ndodhur një aksident trafiku në rajonin e Gjakovës, nga i cili lëndime kanë pësuar dy persona-meshkuj.

Nga ky aksident lëndime trupore kanë pësuar edhe gjashtë persona tjerë, të gjithë shtetas të Shqipërisë.

“Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, me ç’rast dy meshkuj shtetas të Shqipërisë kanë pësuar lëndime për vdekje, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona tjerë që të gjithë shtetas të Shqipërisë, të cilët janë dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor”, tha policia.

Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.

Komento: