Katër të lënduar në aksident në rrugën Ferizaj – Shtime.
Katër persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në rrugën Ferizaj – Shtime.
Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor në Qendren Emergjente në Ferizaj.
Kështu tha për klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Ka ndodhur një aksident mes dy veturave. Katër persona janë lënduar dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Sipas ekipeve mjekësore në Qenden Emergjente në Ferizaj, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”.
Veseli theksoi se deri tek aksidenti ka ardhur nga një veprim i pasigurtë i njëres prej veturave.
“Deri tek aksidenti ka ardhur për shkak se një nga dy veturat e përfshira në aksident ka bërë një veprim të pasigurtë gjatë shkyçjes nga magjistralja për të hyr në një fshat dhe është ndeshur me veturën tjetër”.