Aksident i rëndë, lëndohen tetë persona – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Aksident i rëndë, lëndohen tetë persona

17:53 | 03 Shkurt 2019

Aksidentet rrugore janë shtuar shumë kohëve të fundit.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Poklek të Drenasit.

Në Poklek të Drenasit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku janë përfshirë dy vetura më ç’rast kanë mbetur të lënduar tetë persona.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe të gjithë të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësorë.

“Sot rreth orës 14:00 në fshatin Poklek të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku janë lënduar tetë persona. Të njëjtit janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësorë. Ndërkohë që njësitë e trafikut janë duke e hetuar rastin”, ka deklaruar Ahmet.

Komento: