Aksident i rëndë: Makina përplas 6 vjeçarin dhe largohet me shpejtësi

20:32 | 09 Korrik 2020

Makina ka përplasir 6 vjeçarin dhe është larguar me shpejtësi.

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Durrës, ku një automjet ka përplasur një 6-vjeçar dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17, ku një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin e mitur A.B., rreth 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve

Më datë 09.07.2020, rreth orës 19:00, në lagjen nr.17, Durrës, një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin e mitur A.B., rreth 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komento: