Aksident i rëndë mes dy veturave në Mitrovicë, një person bëhet për spital

17:36 | 21 Shkurt 2021

Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, një person bëhet për spital.

Një aksident trafiku është shkaktuar mes veturave para pak minutash në Zhabar të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net Policia Rajonale e Mitrovicës.

“Rreth orës 15:30, në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok (Fsh. Zhabarë), ka ndodhur një aksident i trafikut rrugor në mes të dy automjeteve. Si pasoj e aksidentit një person ka pësuar lëndime”, thotë Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.
Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

Në foton e publikuar nga media lokale “Jepi Zë”, shihet një veturë e cila ka goditur edhe një shtyllë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës, e cila po merret me shkaqet e aksidentit.

Komento: