Aksident i rëndë mes tre automjeteve në Pejë, ka edhe të lënduar

21:49 | 10 Janar 2021

Tri automjete përfshihen në një aksident në Pejë.

Një aksident mes tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Pejës, tek semaforët.

Burime nga vendi i ngjarjes thonë se në aksident ka persona të lënduar, të cilët janë transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaktarët, që kanë çuar tek ky aksident.

Gjatë ditës, Policia Rajonale e Pejës, nëpërmjet zëvendësdrejtorit, Veton Elshani, ka apeluar tek ngasësit për kujdes të shtuar në trafik për shkak të kushteve të rënda atmosferike, raporton Radio1.

Komento: