Aksident i rëndë, motoçikleta godet një grua në Prishtinë

21:33 | 20 May 2019

Aksident në Prishtinë.

Një aksidenti ka ndodhur në Prishtinë, më saktësisht në vendin që njihet si “Xhamia e Llapit”.

Motoçikleta ka goditur një grua, e cila menjëherë është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Policia Rajonale e Prishtinës.

“Rreth orës 19:30, në rrugën Ilir Konushefci ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një motoçiklete dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në përgjigjen e Policisë

Komento: