Aksident në autostradën Tiranë-Durrës.
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, janë përplasur dy automjete, drejtuesit e të cilëve kanë mbetur të lënduar.
Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale J. B dhe D. Hm, që janë dërguar në Spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, Policia rrugore ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./lapsi.al