Aksident i rëndë në Duhël, ka edhe fëmijë të lënduar

12:44 | 03 January 2019

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Prizren.

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore, ndër ta edhe dy fëmijë në një aksident në magjistralen Prishtinë- Prizren më saktësisht në fshatin Duhël.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 9 e 25 ndërsa të përfshira kanë qenë dy vetura.

“Rreth orës 9 e 25 minuta, në magjistralen Prishtinë- Prizren në fshatin Duhël në afërsi të shkollës, ka ardhur një aksident mes dy automjteve. Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime dy fëmijë dhe dy të rritur”, tha Gashi për KALLXO. com.

Ai shtoi se të lënduarit së pari kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Duhël e më pas janë transferuar në Qendrën Rajonale në Suharekë.

Tutje, Gashi shtoi se dyshimet për aksidentin janë mospërshtatja e shpejtësisë dhe mospërshtatja e rregullave të trafikut.

“Edhe kushtet atmosferike luajnë rol në aksidente, por edhe nuk po respektohen rregullat në komunikacion. Hetuesit janë në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti. Shpresojnë që të mos kemi aksidente të tjera”, tha Gashi.

Komento: