Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën një person

18:07 | 02 Shtator 2019

Aksidentet e trafikut janë bërë shumë të shpeshta.

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Durrësit, ku një drejtues motoçiklete ka mbetur i vdekur.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur si “katër rrugët”. Drejtuesi i mjetit është përplasur me një këmbësor dhe për pasojë është rrëzuar me motor, duke gjetur vdekjen.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes

Komento: