Aksident i rëndë në Elbasan – Humb jetën shoferi, lëndohet gruaja e tij

09:30 | 26 Prill 2026
aksident-i-rende-ne-elbasan-–-humb-jeten-shoferi,-lendohet-gruaja-e-tij

Një aksident me fatalitet ka ndodhur rreth mesnatës në aksin rrugor Librazhd-Elbasan. Sipas policisë atje, motoçikleta me drejtues një 45 vjeçar, ka dalë nga rruga në fshatin Labinot.

Për pasojë ka humbur jetën në spital 45-vjeçari ndërsa bashkëshortja e tij që udhëtonte në motoçikletë ka pësuar lëndime të lehta.

Elbasan / Informacion paraprak

Rreth orës 23:20 të datës 25.04.2026, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në fshatin Labinot, motomjeti me drejtues shtetasin A. K., 45 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi A. K. ka humbur jetën në spital, ndërsa është dëmtuar lehtë shtetasja F. K. (bashkëshortja e tij), e cila udhëtonte në motomjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Komento: