Aksident i rëndë në Ferizaj, mbeti i lënduar një person

18:53 | 15 June 2019

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Ferizaj.

Në këtë aksident ka marrë lëndime të lehta drejtuesja e makinës, një grua rreth moshës 30 vjeçare e cila sipas dëshmitarëve ishte edhe shtatëzënë.

E lënduara është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt dhe është jasht rrezikut, shkruan Ferizaj Press.

Policia e trafikut gjendet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Sipas dëshmitarëve ocular deri te aksidenti ka ardhur kur drejtuesi i kamionit ka tentuar të kthehet djathtas nga korsia e cila nuk lejon një veprim të tillë dhe i ka bllokuar rrugën drejtueses së makinës.

Komento: