Aksident i rëndë në Ferizaj, vetura godet këmbësoren

12:15 | 12 Maj 2019

Aksidentet e trafikut vetëm sa shkojnë e shtohen në Kosovë.

Të shtunën në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë ka goditur një këmbësore.

Rasti ka ndodhur në rrugën e Drenicës në Ferizaj, pasditen e së shtunës, ku një automjet i panjohur ka goditur një këmbësore shtetase të Shqipërisë, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

E njëjta është dërguar në emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor.

Policia bën të ditur se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkaq rasti është duke u hetuar.

Komento: