Aksident i rëndë, në gjendje të rëndë një grua shtatëzënë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Aksident i rëndë, në gjendje të rëndë një grua shtatëzënë

15:13 | 13 Mars 2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër

Një grua ka humbur jetën në një aksident në aksin rrugor Shkoder-Koplik, ndërsa vajza e saj, e cila është shtatzënë është në gjendje të rendë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit që njihet si “ish 5 heronjtë”.

Pas aksidentit nënë e bijë janë dërguar me shpejtësi në spital, por fatkeqësisht nëna nuk ka arritur të mbijetojë.

Bëhet e ditur se viktimë është 52-vjeçarja me inicialet H.S. Ndërsa e bija, e cila është në gjendje të rëndë është 18-vjeçarja E.S

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!