Një person ka ka mbetuar pa shenja jete në aksidentin erëndë që ka ndodhur para pak minutave në Gjilan.
Nga qendra emergjente e këtij spitali kanë thënë për lajmi.net se një person e ka humbur jetën ndërsa shumë të tjerë janë duke u trajtuar.
“Jemi duke i trajtuar të lënduarit, për fat të keq një person ka humbur jetën”, kanë thënë nga kjo qendër.
Ndërsa në policinë e Gjilanit ende nuk kanë detaje të sakta se si ka ardhur deri te ky aksident.