Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Gjilan.
Shtatë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në Gjilan, në kryqëzimin e rrugëve “Arben Xheladini” dhe “Ali Hadri”.
Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:40.
Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete civile me tabela vendore.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve si dhe pesë pasagjerë, të cilët kanë marrë tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit dhe janë liruar.