Aksident i rëndë në Grackë të Lipjanit, 13 persona të lënduar

18:09 | 08 Maj 2021

13 persona lëndohen në një aksident në Grackë të Vjetër të Lipjanit

Trembëdhjetë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në fshatin Gracke e Vjetër në Lipjan.

Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin e se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:30.

“Në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë tri automjete”, tha Ahmeti.

Si pasojë e aksidentit të lënduar kanë mbetur 13 persona.

“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 13 personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, shtoi ajo.

Komento: