Reshjet e mëdha të borës, kanë vështirësuar qarkullimin në rrugët e Kosovës.
Ngasësit në vendin tonë po hasin në vështirësi të dukshme për të qarkulluar me veturat e tyre.
Një aksident si shkak i kësaj gjendjeje ka ndodhur rrugës për në hyrje të Istogut, ku një veturë shihet se si ka dalë jashtë rruge.
Nuk bëhet e ditur për ndonjë të lënduar, ndërsa vlen të theksohet se rrugët në këtë komunë janë të papastruara.