Aksident i rëndë në Istog

17:39 | 28 Maj 2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rajonin e Istogut.

Një makinë ka përfunduar jashtë rruge si pasojë e një aksidenti në Gurrakoc të Istogut.

Sic merr vesh Indeksonline, makina e tipit Golf 4 gjatë përballkalimit ka dalur në shiritin e makinës tjetër Opel Zafira të cilën e ka goditur.

Kjo e fundit ka arritur ta shmang përplasjen direkte, duke u goditur vetëm në pjesën anësore, e pastaj makina Golf ka përfunduar jashtë rruge e përmbysur.

Të dyja palët kanë shpëtuar pa lëndime serioze.

Komento: