Aksident trafiku në Istog, katër të lënduar.
Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Bellopojë të komunës së Istogut.
Këtë e konfirmoi për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 12:30 policia është informu për një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Bellopojë në Istog”, tha ai.
Rugova njoftoi se në aksident ishin të përfshira dy vetura dhe u lënduan katër persona.
Në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, përfundoi Rugova.