Aksident i rëndë në Komoran, humb jetën një person

10:46 | 24 Gusht 2024

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë, më saktësisht në Komoran.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, tha për Telegrafin se si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën.

“Rreth orës 00:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Komran). Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore”, tha ai.

Krasniqi shtoi tutje se njësitet relevante policore janë marrë me aksidentin.

Komento: