Aksident i rëndë në Lipjan, ka të lënduar

16:18 | 24 Shkurt 2019

Aksidentet e trafikur në vendin tonë nuk kanë të ndalur.

Një i tillë ka ndodhur sot në Lipjan, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datën 24.02.2019 rreth ores 14:30 ne rrugen; QMI-Lipjan është shkaktuar një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit janë raportuar lëndime trupore dhe dëme materiale. Në këtë aksident rrugor lëndime të lehta sipas mjekut kanë marrë dy persona dhe të njëjtit po trajtohen në Emergjencë në QKUK. Automjetet e përfshira në këtë aksident janë VË Golf dhe Opel Vectra të dyja me targa vendore.
Njësitet kompetente policore të trafikut po kryejnë procedurat e parapara për vendin e ngjarjes”, ka thënë Hoxha.

Komento: