Aksident i rëndë në Lluzhan të Podujevës, pesë persona të lënduar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Aksident i rëndë në Lluzhan të Podujevës, pesë persona të lënduar

18:23 | 18 Mars 2021

Aksident në Lluzhan të Podujevës, pesë persona të lënduar.

Pesë persona kanë marrë lëndime nga një aksident që ka ndodhur rreth orës 16:30 në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Në aksident ishin të përfshirë tre automjete në lëvizje.

Kështu për Klan Kosova tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se të lënduarve u është ofruar ndihma mjekësore.

“Sot rreth orës 16:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë (në fshatin Lluzhan) ka ndodhur një aksident rrugor në mes tri automjeteve në levizje. Bazuar në të dhënat e tanishme, janë lënduar pesë persona, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”.

Komento: