Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë –Prishtinë, 7 të lënduar

18:47 | 08 Dhjetor 2019

Shtatë persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë- Prishtinë.

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, përkatësisht te fshati Deberllukë.

Lajmi e ka konfirmuar nga zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë Avni Zahiti.

“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti.

Komento: