Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Gjilan, aty shfaqet policia e ushtria

09:54 | 23 Shtator 2020

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Sipas dëshmitarëve të rastit ka edhe persona të lënduar nga ky aksident.

Si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të mëdha në magjistralen Prishtinë – Gjilan.

“Rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë – Gjilan saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut.”, tha Flora Ahmeti nga policia e Kosovës.

Komento: