Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Gjilan, dalin detaje rreth rastit

18:16 | 09 Maj 2019

Aksidentet e trafikut janë bërë shumë të shpeshta në vendin tonë.

Një i tillë ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë- Gjilan, përkatësisht në fshatin Llabjan.

Një veturë është vetëaksidentuar, ku kanë mbetur të lënduar 4 persona, të cilët pas ekzaminimit mjekësor janë liruar në shtëpi.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i policisë në Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mund të konfirmojë se një makinë është aksidentuar. Në vetur kanë qenë 4 persona. Vozitësi ka humbur kontrollin mbi makinën dhe ka dalur jashtë rrugës. Të aksidentuarit pas ekzaminimit mjekësor janë liruar për në shtëpi”, ka thënë Hashani.

Komento: