Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, 3 të lënduar

23:25 | 12 Korrik 2026
aksident-i-rende-ne-magjistralen-prishtine–mitrovice,-3-te-lenduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, ku një veturë është përmbysur në rrugë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë automjetin e përmbysur.

Nga ky aksident tre persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:40, në segmentin rrugor që kalon nëpër fshatin Sllatinë.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit”, ka thënë Zahiti.

Komento: