Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë

09:12 | 08 Korrik 2019

Në orët e para të se hënës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht te ura në Komoran, raporton Indeksonline.

Dy vetura janë përplasur mes veti ku përveç dëmeve materiale, dëshmitarët kanë parë edhe persona të lënduar.

Në vendin e aksidentit menjëherë është shfaqur policia e cila po merret me rastin.

Për një kohë rruga ka qenë e bllokuar ndërkohë shoferët kanë përdorë rrugë alternative.

Komento: