Aksident i rëndë në Malësinë e Madhe, humb jetën 49-vjeçarja

22:04 | 16 Shkurt 2020

Aksident i rëndë në Malësinë e Madhe.

Malësi e Madhe – Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe ku një makinë me drejtues B. J. 51 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar A. Ç. 49 vjeçe, banuese në Koplik, ku si pasojë kjo e fundit ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur rreth orës 18:25, ndërkohë drejtuesi i makinës është shoqëruar ne ambientet komisariatit në Shkodër për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Komento: