Aksident i rëndë në Malishevë, ka të lënduar

14:00 | 03 February 2019

Aksidentet e trafikut në vendin tonë, nuk kanë të ndalur.

Në fshatin Stapanicë të Malishevës raportohet se një person përderisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur një këmbësor, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë rreth orës 18:20.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë. Ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Komento: