Aksident i rëndë në Pejë, ka të lënduar

17:14 | 26 Janar 2020

Aksidentet janë shtuar shumë në vendin tonë.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në Pejë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku pati edhe persona të lënduar.Aksidenti është shkaktuar saktësisht në lagjen ‘Dardania’ teksa në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka deklaruar për Indeksonline se policia është njoftuar për aksidentin rreth orës 16:00 dhe se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona.

“Rreth orës 16:00, policia është informuar për një aksident trafiku në lagjen Dardania në Pejë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Rugova

Në disa fotografi të dërguara në Indeksonline shihet qartë se veturat kanë pësuar dëme të mëdha materiale dhe se aksidenti ishte mjaftë i rëndë.

Komento: