Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në qytetin e Pejës.
Në vend ngjarje përveç njësive policore dhe zjarrfikësve shihen edhe profesionistët shëndetësor, të cilët po u dalin në ndihmë të lënduarve, të cilët kanë mbetur brenda veturës.
Nga pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet se aksidenti ishte i rëndë.
Njëra nga vetura është krejtësisht e dëmtuar, ndërsa hiç më mirë nuk është edhe vetura tjetër e përfshirë në aksident.
Po ashtu një numër i madh i qytetarëve shihet të jenë afruar për të ofruar ndihmë dhe për të parë këtë aksident të rëndë.