Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në hyrje të Pejës.
Si pasojë e tij të lënduar kanë mbetur katër persona.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Pejës, Xhevat Ibraj.
Ai ka thënë se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar katër persona por që nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.
“Ka ndodhur një aksident mes dy makinave, katër persona janë të lënduar”, ka thënë shkurtimisht Ibraj.
Kujtojmë, se si pasojë e një aksidentit të trafikut gjatë ditës së sotme në rrugën Prishtinë-Ferizaj mbeti i vdekur një person.