Aksident i rëndë në Podujevë, ka të vdekur

18:02 | 12 November 2019

Aksidentet janë shtuar shumë kohëve të fundit.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të Podujevës.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht tek pjesa e njohur si ‘Te Qershiat’, ndërsa ka edhe të vdekur.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka konfirmuar për Indeksonline se një person ka humbur jetën në aksidentin e ndodhur në ora 17:25 në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

“Rreth orës 17:25 në magjistralen Podujevë-Prishtinë (te Qershijat e Llapashticës) ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në mes të një veture dhe një këmbësori. Në vendin e ngjarjes emergjenca ka konstatuar vdekjen e këmbësorit mashkull”, ka thënë Krasniqi.

Tutje ai shtoi se njësitet policore po merren me ekzaminimet në vend-ngjarje.

Komento: