Aksident i rëndë në Podujevë, lëndohen disa persona

20:13 | 30 Korrik 2021

Aksident në Podujevë, lëndohen disa persona.

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Lupç të Podujevës, ku janë lënduar disa persona.

Nga zyra për media e Policisë së Kosovës, konfirmuan për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Sot rreth orës 18:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy person kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK”, thuhet në përgjigjen.

Tutje, Policia njofton se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Komento: