Aksident me nëntë të lënduar në Podujevë.
Nëntë persona janë lënduar mëngjesin e sotëm në një aksident trafiku në fshatin Zakutë të komunës së Podujevës, shkruan Gazeta Express.
Në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura, teksa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 09:00 në fshatin Zakutë të Podujevës, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar 9 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”, ka thënë Ahmeti.