Aksident i rëndë në Prishtinë

11:29 | 24 Janar 2021

Aksident në Prishtinë, vetura godet këmbësorin.

Policia në Pristine ka arrestuar një person i cili ka goditur me veturë një këmbësor, raporton Express

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia godet këmbësorin mashkull kosovar dhe të njëjtit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima gjendet në QKUK duke marrë tretman mjekësor”, njofton Policia.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, bën të ditur raporti i Policisë.

Komento: