Aksident i rëndë në Prishtinë, dy të lënduar

19:11 | 01 Janar 2021

Dy të lënduar nga një aksident në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Dy persona janë lënduar në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë si pasojë e një aksidenti që kanë qenë të përfshira dy vetura.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

“Në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve”.

“Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë marrë drejtuesit e dy automjeteve. Me rastin është duke u marrë njësia policore nga komunikacioni rrugor”, ka thënë Ahmeti.

Komento: