Aksident i rëndë në Prishtinë, vetura përfundon në një lokal

22:44 | 15 Dhjetor 2018

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Prishtinë.

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë ku një veturë ka devijuar rrugën dhe është futur në një lokal aty pranë.

Në videon e siguruar të Klan Kosovës nga vendi i ngjarjes shihet se vetura është duke u larguar nga lokali.

Nga ky aksident nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

Komento: