Aksident i rëndë në “Rrugën e Elbasanit”, bëhet llom vetura!

18:49 | 31 Mars 2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Dy makina janë përplasur afër Pallatit të Brigadave, ndërsa janë lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja që ndodhej në mjetin me drejtues shtetasin D. P.

Ata janë në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një grup hetimor është ngritur për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 31.03.2022, në Rrugën e Elbasanit, afër Pallatit të Brigadave, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin D. P., dhe mjeti me drejtues shtetasin A. S.

Dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja që ndodhej në mjetin me drejtues shtetasin D. P., shtetasja M. C., janë dërguar për kontroll në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tch

Komento: