Aksident i rëndë në rrugën e Gërmisë, rrotullohet një makinë

21:35 | 12 Mars 2020

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak ҫasteve.

Një makinë është vetaksidentuar në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën e Gërmisë.

Makina është vetaksidentuar por gjatë rrotullimit, janë dëmtuar edhe makina të tjera.

Policia e Kosovës njofton se aksidenti ka ndodhur në orën 20:12.

Shoferi i makinës është lënduar si pasojë e aksidentit.

“Aksidenti ka ndodhur rrugës për Gërmi në ora 20:12. Një veturë në lëvizje e ka goditur një veturë të parkuar dhe më pas është rrokullisur, drejtuesi i veturës është lënduar si pasojë e aksidentit”, ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Komento: