Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

17:56 | 09 Qershor 2020

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Dy vetura janë përplasur në semaforë ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Për shkak të këtij aksidenti, në trafik janë krijuar kolona të gjata të veturave në drejtim të Fushë Kosovës.

Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe po merret me rastin.

Komento: