Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Shkabaj të Prishtinës, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.
Këtë e ka bërë të ditur edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
Ai ka thënë se një vetura ka goditur barrierat e rrugës dhe pas goditjes është kthyer në kahun e kundër të lëvizjes.
“Aksidenti ka ndodhur në Shkabaj të Prishtinës. Të lënduar kanë mbetur tre persona. Vetura nuk ka qenë duke lëvizur në kahun e kundërt të korsisë, por pas goditjes së barrierës ajo është kthyer në atë formë”, ka bërë të ditur ai.