Aksident i rëndë në Shqipëri, vdes 37 vjeçari që u transportua me helikopter drejt spitali

14:05 | 04 Gusht 2026
aksident-i-rende-ne-shqiperi,-vdes-37-vjecari-qe-u-transportua-me-helikopter-drejt-spitali

Ka humbur jetën 37-vjeçari A. U., i cili u përfshi në aksidentin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Fushë Arrëz–Fierzë”, në Shqipëri.

37-vjeçari ishte drejtues i një motomjeti dhe u përplas me një automjet me drejtues shtetasin K. H., 59 vjeç.

Pas përplasjes, i riu mbeti i plagosur rëndë dhe fillimisht u transportua për ndihmë mjekësore në spitalin e Bajram Currit, shkruan A2CNN.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, u kërkua ndërhyrja e helikopterit për transportimin e tij drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 37-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:45, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Komento: