Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari

23:26 | 13 Dhjetor 2025
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Tiranë.

Sipas policisë, një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit.

“Në rrugën e Prushit, automjeti me drejtues shtetasin F. Gj, rreth 23 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T, rreth 40 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit si dhe është dëmtuar pasagjeria në motomjet shtetasja A. Gj, rreth 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për veprime të metejshme proceduriale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Komento: